Shtohet numri i pacientëve me COVID-19 nëpër spitalet e RMV-së

Estimated read time 2 min read

Rritja e infektimeve nga varianti delta ka shtruar numrin e pacientëve që kanë nevojë për kurim spitalor. Rreth 600 raste të reja regjistrohen në bazë ditore, javës së fundit. Krahasuar me muajin tetor është rritur në 12,5% edhe përqindja e të infektuarve në raport me testet e bëra në bazë ditore, shkruan Alsat.

Përderisa të moshuarit me sëmundje kronike e kanë më të vështirë rikuperimin, tani edhe fëmijët po kërkojnë trajtim të posaçëm spitalor. Në Institutin e Kozles, që një repart është kovid qendër për fëmijët e infektuar kumtojnë se janë shtuar rastet e të hospitalizuarve.

“Në Institutin e Sëmundjeve të Mushkërive tek Fëmijët – Kozle janë shtruar 21 fëmijë me Covid-19. Të gjithë fëmijët janë në gjendje përgjithësisht të mirë. Fëmijët janë nga dy muaj deri në 16 vjeç dhe 80% janë të moshës 8 deri në 16 vjeç. Dy fëmijë të infektuar janë në mbështetje të terapisë me oksigjen”, thonë nga Instituti “KOZLE”.

Përderisa rritja permanente e shifrave po e zhytin vendin në valën e re të pandemisë, vjeshta nuk i përmbushi pritshmëritë e autoriteteve shëndetësore për vaksinim. Kjo situatë është tepër shqetësuese edhe për Imunologët. Kreu i Institutit Aleksandar Petliçkovski tha se duhet të intervenohet shpejtë me masa të reja për të shtyrë gjysmën tjetër të popullsisë që të vaksinohen, për të arritur imunitet kolektiv.

Advertisement

“Është kyçe të rrisim nivelin e vaksinimit. Ata që kanë dashur të imunizohen deri më tani janë vaksinuar dhe ka më shumë se gjysma e popullsisë që nuk duan të vaksinohen. Ata bartin përgjegjësi edhe për këta të vaksinuarit sepse mes tyre kur virusi shpërndahet janë shanset më të larta për mutacion të CoVid-19 duke krijuar varante të reja. Kjo situatë do ta shpie në një rreth të mbyllur që vështirë do t’ia dalim”, thotë imunologu Aleksandar Petliçkovski.

Në mbarë vendin 57% e popullsisë kanë marr së paku një dozë, ndërkaq me dy doza janë imunizuar 46% e qytetarëve mbi 18 vjeç. Duke përfshirë edhe fëmijët, imunizim të plotë kanë gjithsej 37% e popullsisë./ Alsat.mk

Advertisement
Advertisement

You May Also Like