Shtohen kontrollet në Bllacë, dyshime se Serbia përmes Maqedonisë tenton të fusë dinarë në Kosovë

Estimated read time 3 min read

Burime nga policia dhe dogana e Kosovës thonë se janë shtuar kontrollet në vendkalimin kufitar Bllacë, dyshime se Serbia përmes Maqedonisë tenton të fusë dinarë në Kosovë. Burime të policisë së Kosovës kanë thënë se për për portalin Lideri.mk nga Shkupi, se për këtë qëllim Serbia po mundohet të shfrytëzon edhe si logjistikë grupet kriminele shqiptare në Maqedoni, që kontrabandojnë drogë dhe gjësende tjera nga Maqedonia në Kosovë.

Përveç në Bllacë, masat janë shtuar edhe në vendkalimet kufitare Jazhincë, Bellanoc-Stançiq afër Kumanovës, por edhe vendkalime tjera më të vogla.

Mungesës së dinarëve në Kosovë, së fundmi një artikull të gjatë i ka kushtuar edhe REL, të cilin e sjellim në vijim:

Serbët nga Kosova “në kërkim” të dinarëve

“Po ia dal”… “Po pres të gjendet një zgjidhje”… “Tërheq euro me komision”… “Paratë i tërheq në Serbi”…

Kështu thonë disa pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë, të cilët marrin të ardhura në dinarë nga buxheti i Serbisë – nisur nga rrogat e pensionet e deri te shtesat për fëmijë.

Ata që jetojnë në komunat në jug të Lumit Ibër, nuk kanë mundur t’i tërheqin të ardhurat e tyre që nga mesi i shkurtit, për shkak se zyrat postare që funksionojnë nën sistemin serb, nuk kanë dinarë.

Në komunat në veri, ndërkaq, dinarët mund të tërhiqen ende në sportelet e Kursimores së Postës, e cila, aktualisht, është e vetmja që operon me këtë valutë në Kosovë.

Megjithatë, edhe aty mund të tërhiqet vetëm një shumë e kufizuar, nga 5 mijë deri në 10 mijë dinarë, që do të thotë 40 deri në 90 euro.

Advertisement

Siç merr vesh Radio Evropa e Lirë, shuma më të mëdha mund të tërhiqen vetëm në euro.

Situata pasoi një rregullore të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), e cila hyri në fuqi më 1 shkurt. Ajo e përcakton euron si valutën e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në Kosovë.

Në bazë të saj, Dogana e Kosovës, dy herë gjatë muajit të kaluar, ndaloi hyrjen e dinarëve nga Serbia në Kosovë, me arsyetimin se nuk e ka miratimin e BQK-së.

Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë diskutuan për këtë rregullore të martën në Bruksel, por pa ndonjë rezultat konkret. Ndërmjetësuesi evropian i bisedimeve, Mirosllav Lajçak, tha se do të duhen takime shtesë.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha, po ashtu, se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i vazhdojnë urgjentisht bisedimet për këtë çështje.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like