Breaking News :

nothing found
16-08-2022

Shqiptarja doktoron në Universitetin e Cyrihut

Advertisement

Shqiptarja Donika Sejdiu ka arritur të pranohet doktorante në Universitetin e Zyrihut në degën e Bio-Mjekësisë. Në mesin e 43 kandidatëve shqiptarja Sejdiu arriti të bind komisionin se ajo ishte kandidatja e duhur.

Gjithnjë e më tepër të rinjtë shqiptarë në Zvicër po e dëshmojnë veten duke arritur suksese në fusha të ndryshme të jetës.

Donika Sejdiu është njëra prej tyre. Nga 1 janari i vitit 2021 Donika Sejdiu i bashkëngjitet doktorantëve të Universitetit të Zyrihut në degën e Bio-Mjekësisë (Bio -Medicine). Ajo pas përfundimit me sukses të studimeve Bachelor dhe Master pranë të të njëjtit Universitet, arriti të pranohet doktorante e këtij fakulteti.

Donika Sejdiu lindi më 1995 në Zyrih të Zvicrës, shkollën fillore e kreu në Walenstadt dhe gjimnazin në Sargans të kantonit të St. Gallenit në Zvicër, kurse studimet Bachelor dhe Master në Universitetin e Cyrihut. Edhe pse e lindur dhe e rritur në Zvicër ajo flet me admirim për vendlindjen e prindërve të tyre (Kumanovë – Maqedoni e Veriut) të cilën e konsideron vendlindje të saj.

Po ashtu vlen të përmendet se Donika Sejdiu përveç që njeh mirë gjuhën e vendit gjuhën gjermane dhe anglishten, ajo e zotëron shkëlqyeshëm edhe gjuhën amtare – gjuhën shqipe, sepse ka qenë edhe nxënëse e Shkollë Shqipe në Walenstadt të Zvicrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Advertisement

Read Previous

Ekskluzive/ 20 të vde*kurit në Maqedoni nuk janë për 24 orë, ja si qëndron e vërteta

Read Next

Ja sa të infektuar u regjistruan sot nga Covid-19 në Shqipëri