Shqiptari i dehur ushtron dhunë në familje, gruaja e çon në Polici

Estimated read time 1 min read

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familje, është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste të tilla, raporton Gazeta Sinjali.

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre.

Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhur në një familje në rrugën ‘Bashkim Suka’ në Prizren, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

43-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se bashkëshorti i saj nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

Advertisement

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari i cili është recidivist i dhunës në familje, është shoqëruar në stacion policor dhe i është nënshtruar testit të alkoolit, ku ka rezultuar në gjendje të dehur.

Me urdhër të prokurorit, 47-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like