Shqipëria, Italia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me marrëveshje të përbashkët për lidhjen nënujore energjetike

Shqipëria, Italia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me marrëveshje të përbashkët për lidhjen nënujore energjetike

Shqipëria, Italia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe firmosën sot (15 janar) marrëveshjen për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë. Marrëveshja u firmos Abu Dhabi, ndërsa lajmi u bë me dije nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një video-mesazhi. Rama tha se Shqipëria ka ambicien për t’u bërë e pavarur nga importi dhe se shumë shpejt kjo marrëveshje do t’i japë vendit tonë rolin e eksportueses ne BE.

“Për pak do të vendosim një tjetër gur kilometrik në rrugën tonë kundrejt pavarësisë energjetike. Së bashku me kryeministrin e Italisë, miken e shtrenjtë Xhorxhia Meloni me ftesë të Presidentit të emirateve të Bashkuara m një tjetër mik i posaçëm Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, finalizojmë marrëveshjen trelaterale për lidhjen nënujore energjetike ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. Lidhja do të ketë një pronësi të trefishtë dhe do të mbështetet nga investimet domethënëse të përbashkëta në rritjen e kapaciteteve prodhuese të Shqipërisë”, tha Rama.

Gjithashtu, Rama foli dhe për energjinë e krijuar nga dielli, që sipas tij, ka kaluar nga zero në afro 10% të prodhimit tonë të brendshëm energjetik, teksa premtoi se do të shkojë në 30%. Sipas Ramës, Shqipëria është sot vendi me kapacitetin më të lartë vete prodhuesve familjar apo biznese nga energjia diellore në rajon.

“Shqipëria ishte i vetmi vend në rajon që nuk e rriti çmimin e energjisë gjatë krizës europiane përgjatë vitit 2022-2023. që nga data 1 shkurt Shqipëria do të bëhet zyrtarisht i vetmi vend europian që ul çmimin e energjisë. Jo pak por 10.5%. Me këtë masë që rentabilizon në funksion të mbi 1 milion të konsumatorëve arritjet e deri këtushme të reformës rrënjësore dhe investimeve domethënëse në sektorin e energjisë në bëhemi ndër vendet me çmim më të ulët në Europë dhe nga më të ulëtit në rajon. Si dhe i kursejmë qytetarëve tanë 31 milion euro në vit nga fatura e energjisë elektrike”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *