‘Shpërthen’ Covidi në Australi dhe Tajvan

Tajvani dhe Australia kanë bërë të ditura masat e reja me qëllim të kontrollimit të shpërthimeve të reja të coronavirusit. Tajvani do të zgjasë zbatimin e masave kufizuese deri më 28 qershor dhe shkollat do të mbesin të mbyllura deri në kohën e pushimeve verore, kanë thënë autoritetet më 7 qershor. Tajvani është përballur me rritje të numrit të rasteve, andaj organizimet janë ndaluar dhe studentët do të ndjekin mësimet online. Qeveria në këtë vend ka raportuar 11,298 raste prej shpërthimit të pandemisë dhe 260 viktima.
Mirëpo zyrtarët janë të shqetësuar për variantet e reja, ndërkohë që vetëm 3 për qind e popullsisë është vaksinuar, dhe atë kryesisht vetëm me një dozë. Ndërkohë Viktoria në Australi ka raportuar më 7 qershor rritjen më të madhe të rasteve lokale brenda një jave. Autoritetet po tentojnë të gjurmojnë burimin e variantit Delta, që është identifikuar te të infektuarit.
Autoritetet kanë raportuar 11 raste të reja, për dallim nga dy një ditë më herët./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like