• 20-04-2021

Shpërthen bombola e gazit, dëmtohen pronari i banesës dhe bashkëshortja e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Shefqet Kuka”, në Tiranë, ku në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit M.G., ka plasur një bombul gazi.

Sipas policisë, për pasojë janë  dëmtuar lehtë shtetasi M.G dhe bashkëshortja e tij shtetasja D.G, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.11.2020, rreth orës 12:11, në rrugën “Shefqet Kuka”, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit M.G., ka plasur një bombul gazi, dhe për pasojë janë  dëmtuar lehtë shtetasi M.G dhe bashkëshortja e tij shtetasja D.G, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read Previous

42-vjeçarja mbledh 50 mijë euro donacion për kancer, i shpenzon të gjitha në bixhoz

Read Next

Policia franceze shkatërron një kamp të migrantëve në Paris

%d bloggers like this: