Lojtari shqiptar çudit gjermanët, vjen për tu martuar dhe të nesërmen luan titullar në fushë

Estimated read time 1 min read

Futbollisti shqiptar nga Drenica, Liridon Rrecaj ka pushtuar portalet gjermane, teksa ka bërë një veprim të pazakontë. 29-vjeçari që mbron ngjyrat e SC Ichenhausen, javën që shkoi u rikthye në Drenicë për të kurorëzuar martesën e tij. Pasi ka përfunduar dasmën, në orën 14:00, Rrecaj është nisur menjëherë në Gjermani për të luajtur ndeshjen ndaj FC Memmingen ll ku skuadra e tij fitoi me rezultatin 2-1.

Advertisement

E gjitha ndodhi brenda 24 orëve, çka ishte e padëgjuar për sportin e futbollit. Skuadra gjermane i ka dhënë leje Liridonit të kthehet në Drenicë dhe të shpenzojë kohë me bashkëshorten e tij. Portieri kosovar doli fitimtar si brenda fushës dhe jashtë saj./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like