Shoferi i pérplas kokën me derën e kamionit, polici sulet ta g0dasë, Mziu publikon videon

Një incident mes një polici dhe një shoferi kamioni ka ndodhur në Qafë Thanë.

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, për qarkun Dibër, Xhelal Mziu përmes një video të postuar në rrjetin social në Facebook tregon momentin e përplasjes së policit me shoferin e kamionit.

Nga pamjet e videos shikohet sesi shoferi i përplas me derë kokën policit dhe ky i fundit ngrihet dhe godet me grushta atë.

Advertisement

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e këtij incidenti, ndërsa Mziu në postimin e tij akuzon policinë për sjelljen ndaj shoferit.

“Sjellje kriminale e policisë në Qafë Thane”, shkruan Mziu./abcnews.al

Advertisement
Advertisement

You May Also Like