Shkup: Grabitet barnatorja, pronari humb jetën nga stresi

Estimated read time 1 min read

Një rast i grabitjes ka ndodhur mbrëmë në Shkup. Një person ka hyrë me thikë në një barnatore në lagjen Çair, në rrugën “John Kennedy”, duke kërcënuar punëtoren me thikë.

Ndërkohë pas dhjetë minutash në barnatore ka ardhur pronari A.S.(40), të cilit, sipas të denoncimit, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Për kohë të shkurtër në barnatore ka ardhur Ndihma e Shpejtë dhe me veturën e tyre është dërguar në kompleksin “Nënë Tereza” – Klinika e Kardiologjisë, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja.

Advertisement

Organet kompetente janë duke punuar në zbardhjen e rastit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like