Breaking News :

nothing found
09-06-2023

Shkup, dy persona akuzohen për grabitje

Advertisement

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër dy personave të cilët akuzohen për kryerjen veprës penale – “grabitje”, transmeton Alsat.

 

 

Me datë 27 nëntor 2020, të akuzuarit janë paraqitur para ambienteve të një shoqërie aksionare në rrugën “Vasil Glavinov”. Një nga të akuzuarit, i moshës 31 vjeç, ka ruajtur derën e godinës. Gjatë kësaj kohe, i akuzuari tjetër, një 63-vjeçar nga Shkupi, ka hyrë brenda, ka kërcënuar dy punonjës me armë plastike dhe kanë marrë 303,606 denarë nga kasaforta dhe sirtarët shoqatës aksionare. Dy të akuzuarit më pas janë larguar në drejtim të Urës së Gurit, por janë kapur nga zyrtarët policorë, ndërsa dhe paratë janë kthyer në shoqërinë aksionare.

 

 

Duke marrë parasysh se ekziston rrezik për arratisje, mundësi që të akuzuarit të ndikojnë tek dëshmitarët si dhe mundësia për të përsëritur veprën penale, prokurori publik kompetent ka kërkuar nga gjykata paraburgim për dy të akuzuarit.

Advertisement

Read Previous

Kina lejon hetimin e OBSH-së për origjinën e COVID-19

Read Next

Balla: Sot Shqipëria buzëqesh sepse fillojmë vaksinimin