Shkolla e mesme profesionale e Tetovës “Gjoce Stojçeski” me ekpozitë në Durrës të quajtur “Na njihni”

Estimated read time 1 min read

Nxënës të shkollës së mesme profesionale “Gjoce Stojçeski” të Tetovës kanë realizuar një ekspozitë artistike në qytetin e Durrësit.

E realizuar nga nxënës të drejtimeve të ndryshme, si artet e aplikuara, interior dizajn, dizajn dhe përpunim i veshjes, ekpozita u soll nën drejtimin e Prof. Sherizate Idrizit, Prof. Ylber Dautit, Prof. Hirije Alili dhe Prof. Shemsie Xhelili.Ekpozita u mbajt në data 25 dhe 26 tetor në ambientet e Hotel Bonita që dhe sposoroi eventin në fjalë. Gjithashtu, ekspoita u mbështet nga Drejtorisë Arsimore Durrës dhe Qendrës Kulturore të Fëmijëve Durrës.

Advertisement

Kjo është ekspozita e parë në Shqipëri e studentëve tetovarë dhe e para jashtë Maqedonisë së Veriut e u vlerësua lart nga Prof. Helidon Halili.

Ekpozita përveç nxjerrjes në pah të aftësive dhe krijimtarisë së të rinjve tetovarë, ka për qëllim dhe afrimin dhe njohjen e të rinjve shqiptarë me njëri-tjetrin jo vetëm si bashkombas, por edhe si profesionistë e artistë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours