Shkëndija, do të jetë bartesë në raundin e parë

Tani kur janë mësuar pjesa më e madhe e fituesve të kampionateve të futbollit, sytë janë drejtuar nga Nioni, ku do të hidhet shorti për sezonin e ardhshëm të garave evropiane. Kampioni aktual i Maqedonisë, Shkëndija do të nis aventurën evropiane nga raundi i parë eliminator në Ligën e Kampionëve.

Skuadra tetovare do të jetë bartëse në raundin e parë, andaj pritet të përballet me kundërshtarë më të lehtë. Shkëndija me këtë rast do të evitojë kundërshtarë të mirënjohur të futbolit evropian si: Dinamo Zagreb, Legia, Mallme, Sllovan Bratisllavë, Kluzh dhe Ferencvarosh.

Advertisement

Ndërkohë sot UEFA prezantoi trofeun e ri të garës së tretë evropiane, Konferencës së Liga Evropa, në të cilën, do të garojnë edhe skuadrat e FC Shkupit, Struga Trim Lum dhe Sileksit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like