• 18-05-2021

Shkencëtarët: Vaksina është e sigurt, por disa ngurrojnë

Janelle Witten jeton në qytetin Gastonia të Karolinës së Veriut me bashkëshortin dhe djalin e saj gjashtë vjeç.

Gjatë gjithë pandemisë së koronavirusit, ajo dhe familja e saj zbatuan me përgjegjësi udhëzimet e institucioneve shëndetësore sikurse Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Ata kanë qëndruar larg atyre me të cilët nuk jetonin, kanë respektuar udhëzimet mbi higjienën e vendosur maska.

Por edhe pse zonja Witten beson se COVID-19 është një kërcënim real, ajo thotë se nuk do të vaksinohet kur një e tillë të jetë në dispozicion për publikun.

“Nuk jam kundër vaksinave. I kam bërë djalit të gjitha vaksinat që sugjerohen”, thotë ajo për Zërin e Amerikës. “Por tani për tani nuk do ta bëjmë vaksinën kundër COVID-it. Thjesht është shumë herët”, shton ajo.

Zonja Witten nuk është vetëm. Një sondazh i muajit tetorit i zhvilluar nga Fondacioni Kaiser Family zbuloi se 62 për qind e amerikanëve në moshë të rritur ishin të shqetësuar mbi presionin që administrata Trump bënte ndaj Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të miratuar një vaksinë kundër koronavirusit, para zgjedhjeve presidenciale.

Një sondazh i publikuar javën e kaluar tregoi se mes afro-amerikanëve, të cilët vuajnë një nga nivelet më të larta të vdekshmërisë nga virusi krahasuar me çdo grupim tjetër racor, vetëm 14 për qind besojnë se një vaksimin kundër COVID do të jetë i sigurt. Një shpjegim për këtë mosbesim mund të jetë historia tragjike e afro-amerikanëve që u nënshtroheshin eksperimenteve joetike mjekësore nga qeveria, që datojnë që nga vitet 1930.

Kjo është sfida me të cilën përballen ata që hartojnë politika në fushën e shëndetësisë ndërsa dy kompani farmaceutike amerikane, Pfizer dhe Moderna, njoftuan rezultate të hershme pozitive muajin e kaluar nga provat klinike të fazës së fundit, duke i hapur rrugën mundësisë që vaksinat të jenë në dispozicion fillimisht për grupe të përzgjedhura, brenda këtij muaji.

Entet rregullatore amerikanë ndodhen nën presion nga Shtëpia e Bardhë për të shpejtuar procesin e rishikimit, pasi të mërkurën Britania dha autorizimin për përdorimin në raste urgjente të vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga kompania Pfizer, duke tejkaluar Shtetet të Bashkuara e vende të tjera evropiane në lejimin e vaksinimit masiv kundër sëmundjes vdekjeprurëse.

Ndërsa shumë janë duke festuar lajmin mbi suksesin e Pfizer-it dhe Moderna-s, disa ekspertë e grupe aktivistësh tashmë janë përqendruar në hapin tjetër: garantimin e imunizimit të një përqindje të mjaftueshme të popullsisë (mes 70% në 90%, sipas universitetit Johns Hopkins).

“Një vaksinë është efektive vetëm nëse njerëzit ndihen të sigurt që ta marrin”, shpjegon Dr. Paul Offit, Drejtor i Qendrës së Edukimit mbi Vaksinat në spitalin e Fëmijëve në Filadelfia. “Aktualisht ka një numër të konsiderueshëm amerikanësh që thonë se ngurojnë të vaksinohen”, shton ai.

Read Previous

Videoja e Shumaherit që po trondit botën

Read Next

PERSONI ME EMRIN ADOLF HITLER FITON ZGJEDHJET NË AFRIKË

%d bloggers like this: