Shembet ura në Baltimore të SHBA-së, njerëzit e veturat bien në ujë

Estimated read time 1 min read

Ura kryesore në Baltimore, Maryland, është shembur pasi një anije e madhe u përplas me të në orët e mëngjesit.

Siç raporton BBC, një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Baltimores thotë se ura u shemb në lumin Patapsco pasi u godit nga një anije në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ai tha gjithashtu se “rreth shtatë persona dhe disa automjete” kanë rënë në lumë. Tani po zhvillohet një operacion i vazhdueshëm shpëtimi me shumë agjenci që drejtohet nga departamenti i zjarrfikësve, duke bashkëpunuar me rojet bregdetare të SHBA dhe agjenci të tjera të Maryland.

Advertisement

Nuk ka ende të dhëna për viktima të mundshme, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like