“Fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten”- Bes Kallaku konfirmon ndarjen nga Xhensila Myrtezaj: Jemi si të huaj! Vajzën e shoh më shpesh, ndërsa djalin…

Estimated read time 2 min read

parë gjatë një interviste.

Ndërsa u pyetur rreth “sekretit” të martesës së tyre, aktori tregoi se: “Është merita e Xhensilës, mirësia e saj që dashuria jonë vazhdon prej kaq shumë vitesh. Jeta është gjatë, nuk i dihet kurrë. Por deri më tani, kjo është arsyeja.”

Bes Kallaku u shpreh se vajza e tyre Ajka është bërë xheloze për ardhjen në jetë të vëllait të saj pasi ishte mësuar me gjithë vëmendjen, por theksoi se e do shumë Amen.

“Kishim disa emra, Xhensila tha “Amen” edhe ashtu u vendos, fundi i lutjes. Lavdi Zotit të dy janë mirë, Amen dhe Xhensila. Ajka është bërë xheloze, sepse është mësuar ti rrimë tek koka. Por prapë e do, dëshiron që ta mbajë afër. Ajka ka pasur vëmendjen e të gjithëve, por duhet të merremi edhe me djalin”, tha ai.

Ndërsa Xhensila e kushtëzuar nga lajmet që qarkullonin rreth një lidhjeje të re të saj, këngëtarja ka bërë një ndër reagimet e saj më të ashpra. Reagimi i artistes ka ardhur, pasi siç shkruan ajo dikush i ka dërguar një video të një personi që hedh baltë mbi emrin e saj.

Xhensila Myrtezaj shkruan mes të tjerash se deri tani ka heshtur për shpifjet që janë bërë ndaj saj, por theksoi se personat që e kanë bërë diçka të tillë do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Advertisement

“Sapo më nisën një video që një monstër ‘Tik Tok’-u me fantazinë më të shthurur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk njoh, e as emrin s’ia kam dëgjuar kurrë.

Plehrë që përdor një moment delikat mediatik, për të thurur intrigat dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltur shumë emri im për shumë vite, por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje”, shkruante këngëtarja në “InstaStory”.

E tashmë që dy personazhet e njohura i kanë ndarë rrugët si çift, kanë ndarë edhe drejtimet në karrierën e tyre, ku Xhensila do të fokusohet te muzika dhe Besi te televizioni.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like