Shefqet Krasniqi: Nuk mundet çdo lloj kastraveci e çdo lloj sokakxhie të trajtoj Kuranin

Imami i njohur dhe dijetari islam Shefqet Krasniqi, në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini, ka su*lmuar ashpër individët të pakualifikuar të cilët tentojnë të trajtojnë librin e shenjtë islam Kuranin, transmeton NMK-Post. Ai ka thënë se për të bërë analizë të librit të shenjtë islam nevoitet një bagazh më i madh i njohurive.
“Nuk mundet çdo lloj kastraveci e çdo lloj sokakxhie të trajtoj Kuranin. Çfarë është ajo? Unë kur e përgatis një ligjeratë lexoj 20 ajete kuranore, lexoj shumë literaturë për ato ajete të cilat janë bërë prej para 1100 vjetësh – tefsir. Për ta analizuar Kuranin duhet të kesh njojuri shumë të mëdha, nuk mundet që gjithkushi të lexoj një ajet dhe të jap trajtim për atë” ka thënë imami Shefqet Krasniqi.