Sërish mashtrim në Shkup: 91-vjeçarja humb 300.000 denarë nga një mashtrues që u shtir si polic

Më 07.02.2025, në orën 15:00, në SPB Shkup, një grua 91-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 300.000 denarësh.
Sipas raportimit, personi e ka kontaktuar atë me telefon, është prezantuar si oficer policie dhe i ka thënë se nipi i saj dhe bashkëshortja e tij kishin shkaktuar një aksident automobilistik, duke goditur një fëmijë, dhe se nëse nuk dëshironte që ata të përfundonin në burg, duhej të paguante një shumë parash.
Siç është raportuar, e moshuara i ka lënë paratë në vendin e caktuar, por më pas, pasi është kontaktuar me të renë e saj, ka kuptuar se ishte mashtruar.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *