• 25-06-2021

Sela – Pendarovski: Cila është qasja e shtetit tuaj ndaj popujve tjerë në RMV?

I nderuari President,

Fillimisht ju falenderoj që keni marrë për shkas 22 Nëntorin, ditën e Kongresit të Manastirit, respektivisht ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe për të na uruar këtë ditë kaq të rëndësishme për gjuhën tonë.

Kjo qasje e juaja është për t’u përshëndetur, sepse tregoni kujdes për së paku një të tretën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, aq më tepër që edhe Manastiri është këtu. Nuk kam aspak dilemë që ju po të njejtën qasje do e kishit edhe për bashkësitë tjera etnike këtu tek ne dhe më gjërë. Këto gjeste të bëjnë mendjehapur dhe kjo është mirë, është shumë mirë për imazhin e një Presidenti në krye të një shteti multietnik siç është Maqedonia e Veriut.

Por, jashtë festave gjithmonë!
Cila është qasja e shtetit që ju drejtoni ndaj popujve në Maqedoninë e Veriut!? Ndaj gjuhëve të tyre?!
Shpresoj të mos jetë qëndrim vetëm festiv dhe për nevoja të rregullimit të një kontesti me ndonjë shtet fqinj, por qëndrimi i presidencës dhe i juaji si President, citoj: “Gjuha dhe kultura janë themelet e çdo populli dhe mohimi i tyre është tentim për të shkatërruar origjininën kombëtare të një populli… “, është për tu përshëndetur.
Atëherë me të njëjtën logjikë, gjithmonë duke u bazuar tek citati juaj. Kë quan kushtetuta e Maqedonisë së Veriut gjuhë të cilën e flasin mbi 20 përqind të popullatës dhe që është e ndryshme nga gjuha maqedonase?!
A bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut në grupin e shteteve që me mosnjohjen e gjuhës shqipe si kategori kushtetuese, po punon për shkatërimin e origjinës kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut?, përfundon letra e kreut të ASH-së, Ziadin Sela./Northmacedonia-post/

Read Previous

Qyteti i alfabetit, pa shkollë të mesme në gjuhën shqipe

Read Next

Nuk do ta besoni sa summameda janë shitur për 17 ditë Maqedoni (Video)

%d bloggers like this: