Sela nga Dibra: Betejën e kemi me VMRO-në, jo me opozitën shqiptare

Estimated read time 2 min read

Hapet shtabi i Frontit Europian në Dibër, Sela: Betejën politike nuk e kemi me opozitën, por me VMRO-DPMNE-në

Në një atmosferë briliante Fronti Europian hapi shtabin për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në qytetin e Dibrës. Të pranishëm ishin Kryetari i ASH, Ziadin Sela, dhe kandidatët e tjerë për deputetë të zonës së V-të zgjedhore, Musa Xhaferi, Arbana Pasholli, Ismail Jahoski.

Ziadin Sela në fjalën e tij tha se Fronti Europian do të jetë fitues absolut në këto zgjedhje dhe në këtë frymë do të vazhdojmë edhe në të ardhmen që të bashkojmë Dibrën.

“Nëpërmjet Frontit Europian i’a kemi mësyer kufirit dhe Dibrën do e bëjmë bashkë në Bashkimin Europian. Fronti Europian betejën politike nuk e ka me opozitën shqiptare, por me VMRO-DPMNE-në sepse ata nuk i duan ndryshimet kushtetuese”, tha Sela.

Musa Xhaferi potencoi se opozita shqiptare nuk ka kapacitet që të shtyjë procese të mëdha.

Advertisement

“BDI pastaj ASH si dy parti që kishin më shumë mandate dëshmuan se kanë vullnet politik, për të krijuar Frontin Europian një front i nevojshëm për t’i bërë një shtytje vendit drejt BE-së. Ne si front, jemi treguar solidar duke i kyçur edhe partitë e komuniteteve tjera që të gjithë së bashku të jemi pjesë e BE-së”, tha Xhaferi.

Arbana Pasholli shtoi se Fronti Europian nuk është vetëm bashkimi i partive politike por është frymë dhe standard që promovon bashkëjetesën.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like