Sela kërkon takim liderësh: Qeveria ka dështuar në procesin e anëtarësimit në BE

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, kërkon dorëheqjen e Qeverisë pasi sipas tij, nuk ka arritur ta realizojë premtimin për anëtarësim në BE.

Sela në konferencë për shtyp tha se kërkon takim liderësh, në të cilin do të diskutohej për qeveri të zgjedhur dhe do të zhbllokohej procesi integrues.

“Ne bëjmë thirrje, ajo që është e logjikshme sepse nuk ka stabilitet, Qeveria ka dështuar në gjënë kryesore që e premtoi para qytetarëve, në interesin kryesorë që e ka Republika e Maqedonisë së Veriut, në anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Përfitimi në kohë, me deklarata prisni se ka kohë deri në dhjetor, nuk arrihet pa marrëveshje me shtetin bullgar, që janë shumë të qartë në lidhje me qëndrimet e tyre”.

Advertisement

“Zgjidhja është që të takohen të gjithë liderët dhe të arrijnë marrëveshje për qeveri të zgjeruar, pa pasur nevojë që të drejtojmë gishtat te njëri-tjetri, të gjejmë zgjidhje dhe mos të bëjmë akuza”, tha mes tjerash Sela.

Përveç eurointegrimeve, arsye për qeveri të zgjeruar, Sela tha se është edhe gjendja me pandeminë COVID-19./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like