• 26-07-2021

Sejdiu hedh gurthemelin e shkollës së re në fshatin Cerovë të Zhelinës

Sot, për hirë të 28 Nëntorit – Ditës e Flamurit Kombëtar, është hedhur gurthemeli i objektit të ri i shkolles së fahatit Cerovë. Siç raporton derveni.info bëhet fjalë për një shkollë e cila ishte e ndërtuar viteve të ’70-ta dhe prej atëherë nuk ishte e rinovuar.
Ndërtimi i shkollës është projektuar dhe fituar nga Komuna e Zhelinës, përmes Ministrisë së Financave deri te Banka Botërore e cila do të investojë me 11.000.000 denarë kurse Komuna e Zhelinës do të kofinancojë me 4.350.000 denarë.

Objekti i shkollës do të përfshijë sistem të nxehjes peleti, kotlarë të veçantë të nxehjes, zyra të veçanta për arsimtarët, nyje sanitare moderne, dritare dhe dyer të reja, si dhe izolim (fasadim) me efikasitet energjetik”, ka shkruar në Facebook, kryetari i Komunës Zhelinës, Blerim Sejdiu.

Read Previous

Këto janë dy shtetet e vetme në botë që nuk shesin Coca-Cola

Read Next

Fronti i ftohtë po i afrohet Maqedonisë, ja kur do të kemi shi dhe borë

%d bloggers like this: