Sa është i pasur Talat Xhaferi?

Estimated read time 1 min read

Kryeministri Talat Xhaferi prej sot ka nisur mandatin e udhëheqjes së qeverisjes 100 ditëshe kalimtare që do të merret me organizimin e zgjedhjeve të 8 majit.

Ai arriti në këtë post duke qenë shqiptari i parë që do ushtroj detyrën e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Por, portale maqedonase kanë shoshitur listën anketuese të pasurisë se sa është i pasur kryeministri i sapoemëruar Xhaferi, përcjell INA. Sipas listës anketuese, ai posedon shtëpi në fshatin e lindjes Forinë të Gostivarit me vlerë 11 milionë denarë apo rreth 180 mijë euro, banesë në Shkup në flerë prej rreth 36 mijë euro, makinë personale Audi A6 me vlerë 7.500 euro, makinë BMW X5 me vlerë 12.500 euro e regjistruar si pronë e fëmijëve, tokë, si dhe para të deponuara në banka, një pjesë si të fëmijëve, etj. /INA/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like