Rrokulliset një autobus kosovar në Kroaci, raportohet për 10 të vdekur

Estimated read time 2 min read

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Slavonski Brod të Kroacisë, ku një autobus nga Kosova është aksidentuar.
Policia kroate ka raportuar për dhjetë të vdekur, bën të ditur “Index.hr”.

Fillimisht zëdhënësi i Policisë kishte thënë se bëhet fjalë për një autobus nga Maqedonia, por më pas ka përmirësuar duke thënë se fjala është për një autobus kosovar. Sipas informatave fillestare raportohet për 10 të vdekur. 

“Në orën 6:22 të mëngjesit, D epartamenti i Policisë në Brod ka marrë informata për aksidentin e një autobusi. Me të arritur në vendin e ngjarjes, u përcaktua se ishte një autobus me targa të Kosovës në linjën e rregullt Frankfurt – Prishtinë. Një hetim është duke u zhvilluar. Disa njerëz kanë humbur jetën dhe rreth 30 janë dërguar në spital. Çdo informacion i mëtejshëm do të jepet pas përfundimit të hetimit”, thuhet nga shefi i Policisë Rrugore në Slavonski-Brod, Franjo Galiq.

Advertisement

Raportohet se autobusi ishte i linjës Frankfurt – Prishtinë, e në të ishin 60 persona. Sipas informatave të fundit thuhet se rreth 30 persona janë të shtrirë në spital. Qarkullimi në autostradë është ndaluar. 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like