Rrjeti 5G në Maqedoni – Komisioni dha dritë jeshile, ja detajet

Komisioni për transport dhe lidhje e miratoi propozimin për ndryshime në Ligjin për komunikime elektronike
Komisioni për transport dhe lidhje njëzëri e miratoi Propozimin për ndryshime të Ligjit për komunikime elektronike, në lexim të parë. Ndryshimet e Ligjit bëhen për shkak të miratimit të Memorandumit për bashkëpunim për sigurim të 5G me SHBA-në, të nënshkruar në vitin 2020, me Memorandum për mirëkuptim në suaza të procesit ballkanik, si dhe direktivat e KE-së.

Ndryshimet e ligjit i arsyetoi zëvendësministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Aleksandar Bajdevski i cili tha se qëllimi i tyre është të kufizohen ose imponohen kërkesa specifike dhe kushte të bazuara në vlerësim të rrezikut në lidhje me furnizimin, punën dhe përdorimin e pajisjes për rrjetet komunikuese elektronike.
“Mes tjerash, duke e marrë parasysh edhe sigurinë e pjesëve të ndjeshme dhe kritike të rrjeteve komunikuese elektronike, siguria e vetë pajisjes dhe rrethina, si dhe rreziku nga involvimi i vendeve të treta në zinxhirin e furnizimit me pajisje për rrjetet komunikuese elektronike në drejtim që të eliminohen rreziqet e mundshme për siguri nacionale”, tha Bajden.
Me ndryshimin e Ligjit bëhet vlerësimi i profilit të rrezikut te furnitorët dhe prodhuesit e pajisjes për rrjete komunikuese elektronike.
“Agjencia për komunikime elektronike në bashkëpunim me Qendrën nacionale për përgjigje të incidenteve kompjuterike bën vlerësim të profilit të rrezikut për furnitorët dhe prodhuesit e pajisjes së rrjetit në nivel nacional. Imponohet obligimi i operatorëve, me qëllim që të kenë procedura të vendosura, dhe duhet të ndërmarrin masa dhe kontroll përkatës, me qëllim të menaxhimit efikas me rreziqet potenciale, si dhe me kërkesat specifike të furnitorëve dhe prodhuesve, në pajtim me profilin e tyre të rrezikut, përmes vërtetimit adekuat, autorizimit, evidentimit të procesverbaleve dhe kontrollit me qëllim që të ketë evidentim të qartë në qasjen e të dhënave dhe ndryshimet e konfigurimit të elementeve të rrjetit”, sqaroi Bajdevski.
Me propozim-ndryshimet e Ligjit për komunikime elektronike sigurohet menaxhim i sigurt, punë dhe monitorim i rrjeteve komunikuese elektronike, si dhe kontroll kur kompetencat për mirëmbajtje të pajisjes së rrjetit i jepen një personi tjetër.
Zëvendësministri sqaroi se me këto ndryshime do të merret parasysh rreziku i tërësishëm i ndikimit mbi furnitorët dhe prodhuesit e vendit të tretë, veçanërisht në lidhje me modelin e tij të menaxhimit, mungesën e marrëveshjeve për bashkëpunim të sigurisë ose aranzhmane të ngjashme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like