Rreth tre mijë kandidatë janë paraqitur në konkursin për 600 policë

Gjithsej 2.965 kandidatë janë paraqitur në konkursin për policë të shpallur nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme në dhjetorin e vitit të kaluar. Për 600 vendet e punës, në konkurs janë paraqitur 2.365 meshkuj dhe 599 femra, ka deklaruar Oliver Spasovski, kreu i kësaj Ministrie, i cili sot e vizitoi Qendrën për Trajnim në Idrizovë, ku edhe filloi procesi i seleksionimit të kandidatëve.

Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme

“Ky numër i cili është më i lartë nga numri i mëparshëm i njoftimit publik ku kemi pasur gjithsej 2.391 kandidat të regjistruar. Kjo për imazhin pozitiv të Ministrisë mes kësaj kategorie të qytetarëve”

Brenda konceptit gjithëpërfshirës të kontrolleve,siç potencoi Spasovski, kandidatët do të kalojnë fillimisht testin fizik, më pas psikik, testimin e njohurive përmes provimit për njohuri të përgjithshme dhe në fund do të realizohen kontrolle për siguri dhe shëndetit, duke i respektuar protokollet epidemiologjike, respektivisht shëndetësore. Deri në fund të muajit mars ose fillimit të shkurtit duhet të përfundojë selektimi gjithëpërfshirës me renditjen e saktë të pikëve të të gjithë kandidatëve, me të cilin do të vijojë procesi i përzgjedhjes.

Sinkron: Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme

Advertisement

“Sipas Ligjit për Punë të Brendshme, 660 kandidatë do të zgjidhen, apo 10 për qind më shumë se numri i pritur i ekzekutorëve të kërkuar. Këta do të referohen në trajnimin bazë për një polici duke nënshkruar një marrëveshje për të filluar një trajnim njëvjeçar për një polic. Pastaj, përmes arsimit teorik dhe praktik në tre module arsimore që zgjasin katër muaj secili, siç kërkohet nga procedura e standardizuar duke renditur, do të zgjidhen 600 zyrtarët e ardhshëm të policisë”

Ai gjithashtu u shpreh se edhe këtë herë si dhe më parë përgjegjësit e Qendrës së Trajnimit, apo të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces, do t’i respektojnë standardet dhe kriteriumet e larta të parashikuar për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë. /SHENJA/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like