Rutte mbështet Ballkanin e Hapur: Destabilizimi në rajon sjell rritje të influencës ruse, turke e kineze

Gjatë takimit që patën këtë të mërkurë, dy kryeministrat ai shqiptar dhe holandez biseduan edhe për nismën Balkani i hapur. Kreu i qeverisë holandeze, Mark Rutte, në konferencën për shtyp krah Edi Ramës tha se e mbështeste këtë nismë madje ftoi edhe vendet e tjera që të bëhen pjesë e saj.

“Sa i përket nismës së Ballkanit të Hapur ne jemi në favor të integrimit rajonal, për aq kohë sa është i hapur për këdo. Dhe un ë e kuptoj që është shumë i hapur edhe për Malin e Zi, për Kosovën, për Bosnje Hercegovinën, për këdo në mënyrë që dhe ata të bëhen pjesë po gjithashtu, sepse ndihmon po kështu që të punohet drejt hapave të mëtejshëm në bisedimet e anëtarësimit duke përdorur përdorimin e standardeve dhe kuadrave të BE, sa më shumë të jetë e mundur, në mënyrë që të bëhet njëlloj hapësire për atë çka ndodh më tej”.

Më tej Rutte shprehu edhe shqetësimin sa i përket situatë së krijuar ditët e fundit në Bosnje Hercegovinë. Duke vlerësuar rolin e Kryeministrit Edi Rama në stabilitetin e rajonit, Rutte theksoi se BE është e interesuar që perspektiva europiane të jetë e pranishme në Ballkan, pasi e kundërta sipas tij do të sillte rritje të influencës të Turqisë, e Rusisë dhe e Kinës.

“Unë jam i shqetësuar për Bosnje Hercegovinën pasi duket sikur serbët e Bonjes në këtë moment po shkelin hapur marrëveshjen e Dejtonit dhe të Kushtetutës së Bosnjes. Po punojmë shumë në nivelet e BE për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar që sistemi politik të ndahet në atë vend nëpërmjet vijave etnike. Kjo thekson nevoja të dialogut dhe të udhëheqjes së politikanëve të lartë në Ballkan. Me Edi Ramën që është një shembull vërtetë e mirë, i cili është i respektuar në të gjithë rajonin dhe është mjaft aktiv për të bërë atë çka mundet për t’u siguruar që rajoni të mbetet sa më i stabilizuar që të jetë i mundur. Sepse shqetësimi ynë është se ajo çfarë vjen si anë negative e kësaj, është një influencë në rritje e Turqisë, e Rusisë dhe e Kinës dhe ne jemi të interesuar që perspektiva e BE të jetë e pranishme këtu. ”/tvklan.al

Advertisement
Advertisement
Advertisement