Refuzuan vaksinimin, kaq punonjës shëndetësorë pezullon ky shtet

Estimated read time 1 min read

Rreth 3.000 punëtorë në sektorët e shëndetësisë dhe kujdesit në Francë janë pezulluar për shkak se kanë refuzuar vaksinimin kundër COVID-19.
Lajmi u bë me dije nga ministri i Shëndetësisë Olivier Veran të enjten pasi u kalua afati i vaksinimit për këtë grup.
Presidenti Emmanuel Macron, njoftoi në një fjalim në fillim të kësaj vere se i gjithë personeli shëndetësor dhe ata që punojnë në shtëpitë e pleqve duhet të vaksinohen deri më 15 shtator. Një ditë pas ultimatumit, 3.000 punonjës që refuzuan vaksinën e detyrueshme anti-COVID janë pezulluar nga puna deri në një kohë të papërcaktuar./euronews.al

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like