Real Madridi ndalet me barazim nga Villarreali

Real Madridi nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një barazim 1-1 si mysafir i Villarrealit në formë, të shtunën pasdite.

Ishin ”mbretërit” ata që të parët kaluan në epërsi me anë të një goli nga Mariano Diaz qysh në minutën e dytë, shkruan Periskopi.

Mirëpo, vendësit u mbajtën mjaft mirë në vazhdim dhe arritën të barazojnë në minutën e 76-të përmes një penalltie të konkretizuar nga Moreno.

Advertisement

Pas këtij barazimi, Reali grumbullon 17 pikë dhe zë pozitën e katërt, ndërsa Villarreali të dytën me 19 pikë. /Periskopi.com/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like