Ramushi pranon ftesën e Albinit për takim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Lëvizjes Vetëvendosje për takimin konsultativ, lidhur me konstituimin e institucioneve, shkruan Reporteri.net. Kjo është konfirmuar përmes një njoftimi nga kjo parti. “Pas konsultimeve në Kryesi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmon prezencën e kryetarit z. Ramush Haradinaj në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Ve tendosje z. Albin Kurti për të hënën në ora 13:30 në Kuvendin e Kosovës”, theksohet në njoftimin e AAK-së. Pjesëmarrjen në takimin e së hënës e kanë konfirmuar gjatë ditës edhe nga LDK e PDK. Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme në dyert e tri partive, PDK, LDK dhe AAK shkuan ftesat e fitueseve të zgjedhjeve, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për konsultime rreth konstituimit të institucioneve./Reporteri.net

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like