• 20-09-2021

Rama s’i lejon gazetarët nga Kosova t’i bëjnë pyetje Merkelit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nuk i ka lejuar gazetarët e Kosovës që t’i drejtojnë pyetje kancelares Angela Merkel.
Kështu ka bërë të ditur gazetari i Klan Kosovës Enis Reçica.
Reçica tha se në konferencë kanë qenë gazetarët e gjashtë mediave nga Kosova dhe për 40 minuta kanë kërkuar fjalën për t’i bërë pyetje kancelares Merkel, por që thotë se një gjë e tillë nuk iu është lejuar.

“Në këtë video është dora ime, dhe e dy kolegëve të tjerë nga mediat kosovare. E kërkuam fjalën që nga fillimi i konferencës mes Kancelares Angela Merkel e Edi Rama. Ishte e kot, as pas 40 minutave të konferencës nuk na u dha fjala, të 6 mediave nga Kosova (sa ishim prezente e të akredituara) që t’i bëjmë ndonjë pyetje kancelares gjermane.Sigurisht temë kyqe e jona ishte Kosova, Serbia, marrëveshja përfundimtare, dialogu, liberalizimi, Open Ballkan etj”.

Read Previous

Vdes ‘Tarzani’ i jetës reale, jetoi 40 vjet në xhungël

Read Next

Nuk kishte test COVID, kthehet në kufi kryeministri i Malit të Zi

%d bloggers like this: