Rama për liberalizimin e vizave për Kosovën: Ky vit nisi mbarë!

Estimated read time 1 min read

Kosovarët nga sot janë të lirë të udhëtojnë pa viza në vendet e Evropës.

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar kryeministri shqiptar, Edi Rama.

“Ky vit nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Europian .Gëzuar Kosovë, gëzuar, shëndet e gjithçka ju do zemra shqiptarëve e shqiptareve të Kosovës “, shkruan ai në Facebook.

Advertisement

Qeveria e Kosovës ka organizuar mëngjesin e sotëm udhëtimin e parë pa viza nga Kosova për në Vjenë të Austrisë për një grup prej 50 qytetarësh.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like