Rama: Opozita s’ka shkuar në spital që nga koha e Saliut! Terrorizon qytetarët për pushtet

Kryeministri Edi Rama nga Fieri akuzoi opozitën se me deklaratat e tyre të përditshme për pandeminë po ngjall terror te qytetarët.

Ai lexoi edhe mesazhin e një personaliteti të njohur, por që nuk ia tha emrin, i cili e kishte falenderuar, pasi pa videon e publikuar nga qeveria brenda spitaleve COVID.

“Kam marrë një mesazh nga dikush që ju e njihni, nga një personalitet në moshë të thyer që më shkruante se më në fund kam mundur të fle gjumë pasi pashë realitetin e spitaleve. Sepse nuk flija dot gjumë që nëse do më ndodh të infektohem nuk do të kem mundësinë që të gjej një shtrat me mjekët në kokë mbi spital dhe është një personalitet publik i Shqipërisë.

Nuk ka nevojë fare për mua, në kuptimin e një interesi, por ishte një mesazh çlirimi nga barra shpirtërore që i ka ngarkuar atij dhe si atij një mase dërrmuese shqiptarësh kjo opozitë, duke përsëritur pa pushim në mënyrë të pabesueshme që spitalet janë një spital, që njerëzit dergjen në dysheme, kur në fakt kjo është e pavërtetë. Mund të ishte dhe e vërtetë, sic është në disa vende shumë më të zhvilluara nga ne, që janë në këtë situatë. Por nuk dëgjohen të tilla shprehje të vazhdueshme çnjerëzore nga ana e tyre që përfaqësojnë një pjesë të qytetarëve. nuk akuzohen për “terrorizëm shtetëror”.

Advertisement

Në Itali, ku politika është më intensive që ngjan më shumë me ne, nuk kam dëgjuar që të dalë opozita dhe të nxjerrin helm për të çoroditur dynjajën për qëllime pushteti. Kur i tregon realitetin, thonë është propagandë. S’kanë shkuar në spital që nga koha e Saliut. Nuk janë më spitalet e Saliut në Shqipëri, ka spitale me probleme, patjetër”, tha Rama.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like