Tetovë, policia jep detaje për trupin e pajetë të gjetur në lumin Vardar

Estimated read time 1 min read

Policia gjatë ditës së sotme ka dhënë detaje për trupin e pajetë që u gjet gjatë ditës së djeshme në lumin Vardar pranë fshatit Radiovc të Tetovës, transmeton Alsat. Autoritetet nuk kanë konstatuar vdekje pa gjurmë të dhunës, ndërkaq kufoma është identifikuar dhe i është dorëzuar familjes.

“Më 03.08.2021 rreth orës 13.40 në SPB Tetovë është raportuar se në vendin e quajtur “Mburoja”, zona e Radiovcës së Tetovës, një kufomë njeriu është vërejtur në rrjedhën e lumit Vardar. Pas identifikimit të tij nga familja, është identifikuar se bëhet fjalë për personin Z.R. (53) nga Tenov e Tetovës, i cili më parë kishte qenë i raportuar se ishte larguar nga shtëpia. Shërbimi urgjent mjekësor ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dhunës. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjes”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like