Qytetet me më shumë raste aktive nga Covid-19 në Maqedoni

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut vazhdon të mbetet i lartë, ku mbrëmë nga 2930 teste të bëra, pozitiv kan rezultuar 977 persona me çka numri i përgjithshëm ka shkuar në 48613,përcjell nmk-post.com

Ndërsa sa i përket numrit të rasteve aktive, që nga fillimi i pandemisë deri në ditën e sotme është 18591, ku Shkupi është i pari me më shumë raste aktive, i cili është katërshifror 8826.
Pas Shkupit vijon Tetova me 992 raste aktive dhe Kumanova me 902.

Advertisement

Në vendin e katërt është Prilepi me 891 raste dhe Velesi e pesta me 754 raste aktive me Koronavirus.
Në Gostivar raste aktive ka 578, në Dibër 96, ndërsa në Kërçovë 420.

Që nga fillimi i pandemisë Maqedonia e Veriut ka bërë afërsisht 296.802 mijë teste për COVID-19 të cilët pozitiv kan rezultuar gjithsej 48613, ku prej të cilve 28646 janë shëruar 1376 kan ndëruar jetë, dhe 18591 janë aktive./Nmk-post.com

Advertisement
Advertisement

You May Also Like