Policia gjermane ka hedhur ujë në mënyrë që të shpërndajë tubimin e qytetarëve, që kishin dalë për të protestuar kundër masave anti-covid në Frankfurt të Gjermanisë. Në rrugët e Frankfurtit, kishin dalë rreth 600 njerëz nga lëvizja “Querdenker”, të cilët kundërshtonin rregullat anti-covid të qeverisë .
Një zëdhënës i policisë tha se tubimi u prish, pasi protestuesit vazhdimisht nuk përfillën rregullat për të mbajtur maska dhe për të mbajtur një distancë nga njëri-tjetri. Ndërkohë, politikanët kryesorë thanë se bllokimi, pra mbyllja e Frankfurtit nuk ishte e mundshme.
Në Gjermani sot janë konfirmuar 22.461 raste të reja me COVID-19, ku numri i përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 775.556.
Burimi: www.reuters.com
Përktheu dhe Përshtati: JOQalbania