Qeverisa pritet të shpallë gjendjen e krizës

Me propozim të Këshillit të Sigurimit, i cili u pranua dje nga presidenti i shtetit, Qeveria pritet sot të shpallë gjendje krize në territorin e vendit për 30 ditë për shkak të situatës jashtëzakonisht të rëndë me COVID-19.

Kjo do të mundësojë menaxhim më të mirë të të gjitha kapaciteteve dhe burimeve njerëzore, përveç atyre publike, do të ketë spitale private që do të menaxhohen nga shteti, ndërsa në përballjen e epidemisë do të ndihmojë edhe Armata.

Pas përfundimit të mbledhjes së djeshme të Këshillit të Sigurimit, presidenti Stevo Pendarovski dhe ministri i Shëndetësisë thanë se gjendja me pandeminë është serioze në vendin tonë. Ata ju bënë apel qytetarëve që t’i respektojnë masat për parandalimin e virusit.

Advertisement

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, tha se shpallja e gjendjes së krizës nuk do të thotë orë policore ose kufizim të lëvizjes së qytetarëve. Megjithatë, ai nuk e përjashtoi këtë masë që të vendoset në të ardhmen./FLAKA/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like