• 21-04-2021

Qeveria planifikon ta vazhdojë afatin e legalizimit të objekteve ilegale për 5 vjet

Përmes ndryshimeve të Ligjit për legalizim të objekteve të ndërtuara në mënyrë të parregullt, pushteti do ta vazhdojë afatin për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje për 5 vjet. Afati i ri do të vlejë për të gjithë qytetarët objektet e të cilëve janë në proces, ndërsa janë ndërtuar deri në 3 mars, 2011.

Në këtë mënyrë do të mund të vazhdojnë të veprojnë pas lëndëve të papërfunduara. Ndryshimet ligjore janë në procedurë parlamentare.

„Ka qytetarë që nuk kanë arritur të mbledhin 50 euro, për të bërë elaborat dhe nuk kanë arritur ti legalizojnë objektet e tyre, ato janë shtëpitë e tyre dhe tani nuk kanë mënyrë, mbeten objekte ilegale. Shteti nuk duhet të rrënojë sepse ajo është e mirë materiale, para së gjithash, e më të varfërve. Nëse nuk e vazhdojmë ligjin, që ka ngecur, vërtetë askush nuk ka dobi nga kjo’ deklaroi Zoran Zaev.

Ndërsa në labirintet e kuvendit më shumë se 1.5 vjet ka ngecur një ligj tjetër, Ligji për ndërtimet pa leje. Ai duhet të mundësojë legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, por nëse qytetarët paguajnë në komunat 50% çmim më të lartë nga ai momental për taksa komunale.

„Në raport me ndërtesat e banimit, ajo që ishte mungesë e caktuar në ligjin e kaluar, siç sqaroi tani zgjidhja në ligjin e ri është se nuk do të mundet të legalizohen njësitë e mëdha të banimit, me qëllim të mos prishet e tërë hapësira dhe jeta urbane në shtet’ pohoi Blagoj Boçvarski- Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Ky hap i pushtetit, sipas OJQ-ve është amnistim i ri i krimit.

“Inicijativa „О2“

„Ata që ishin të zëshëm në të kaluarën si opozitë, kundër këtij ligji, tani kërkojnë të vlejë edhe 5 vjet! Çfarë doni të bëni nga ky shtet? Amnistim i vazhdueshëm i krimit, pafund. Ndërtimi ilegal është vepër penale me dënim me burg, nga 3-8 vjet”.

Pasi 10 vite më parë Qeveria e atëhershme e Gruevskit, e miratoi ligjin për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, deri më tani janë legalizuar 260 mijë objekte…

Read Previous

Fërçkovski kthehet nga posti i ambasadorit ende pa u emëruar

Read Next

Biden të luftojë për drejtësinë në Ballkan, Dhomat e Specializuara po e minojnë Kosovën

%d bloggers like this: