Qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë që të nis iniciativën për shkarkimin e kryeprokurorit Lupço Kocevski

Qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë që të nis iniciativën për shkarkimin e kryeprokurorit Lupço Kocevski. Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë, ndërsa si një prej argumenteve u mor rezultati i raportit të sotëm të Transparensi Interneshënëll për nivelin e korrupsionit në vend dhe besueshmërinë në Gjyqësor e Prokurori.“Fillimisht u hap debati për indeksin e fundit të transparencës që u publikua sot dhe nga ku detajisht mund të shihej, se konkretisht 4 pika kanë të bëjnë me zhvillimet që ndodhën në prokurori dhe gjyqësor. Në mënyrë shtesë emërimi i fundit në funksionin e ushtruesit të detyrës shef i Prokurorisë së Lartë në Shkup, është vendim joligjor, respektivisht jashtë përcaktimeve të shkruara në ligjin për Prokurorinë Publike”, deklaroi Marija Miteva, Zëdhënëse e Qeverisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *