Qeveria ka marrë vendim për të nisur procedurën për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm Shtetëror, Ljupço Kocevski.
Vendimin e bëri të ditur pasditen e sotme në një konferencë për media zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.
Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi, ndërsa propozohet nga Qeveria nga radhët e kandidatëve që kanë marrë mendim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve Publikë.
Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm zgjat gjashtë vjet, ndërsa Kocevski u zgjodh në këtë pozitë një vit më parë.
Advertisement
Advertisement
Advertisement