Qëlloi me armë drejt një makine, habit shqiptari në Greqi: Po e testoja nëse shkrepte

Estimated read time 1 min read

Një shqiptar është arrestuar në Kretë të Greqisë, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë drejt një makine.

Mediat greke raportojnë se shqiptari ja qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine të parkuar në zonën e Kenurguas Potras. Siç shihet edhe në foto, makina është qëlluar në xhamat e pasme.

Ngjarja është denoncuar në Polici nga pronari i makinës, ndërsa më pas policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar. Shqiptari ka habitur me deklaratën e tij uniformat e policisë greke, teksa tha se po bënte prova për të parë nëse arma do të shkrepte.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like