Qatip Osmani rikthehet te Renova

Qatip Osmani edhe zyrtarisht ka firmosur me skuadrën e Renovës. Osmani ka arritur marrëveshje me drejtuesit e skuadrës nga Xhepçishti dhe ka firmosur kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Qatip Osmani te Renova rikthehet së bashku me ndihmësin e tij Bashkim Livoreka, duke zëvendësuar kështu Bujar Islamin që u largua për shkak të rezultateve të dobëta. Skuadra tetovare me shumë gjasa në ndeshjen e së dielës ndaj Borecit do të udhëhiqet nga Qatip Osmani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like