Putin komplimenton Biden: Me përvojë, shumë ndryshe nga Trump

Gjatë konferencës për shtyp pas takimit me Joe Biden në Gjenevë, presidenti rus Vladimir Putin nuk i ka kursyer komplimentet për shefin e Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti rus e përshkroi Biden si “burrë shteti me përvojë”. Putin tha se folën në detaje për tre orë,  që sipas tij është diçka që nuk mund të bësh me shumicën e politikanëve.

Advertisement

“Ai është shumë ndryshe nga Presidenti Trump,” tha Putin, përcjell abcnews.al.
Përpara gazetarëve, Putin i cilësoi diskutimet mes tij dhe Biden si “shumë konstruktive”. Presidenti rus tha ndër të tjera se ranë dakord të kthejnë diplomatët e dëbuar nga vendet e njëri-tjetrit. Kështu, ambasadorët e SHBA dhe Rusisë do të kthehen në postet e tyre diplomatike.

Megjithatë, pavarësisht këtij takimi me rezultate pozitive, Presidenti Biden nuk e ka ftuar Putin në Shtëpinë e Bardhë, konfirmoi presidenti rus.Putin tha po ashtu se presidenti amerikan ngriti çështjen e shtetasve amerikanë që janë burgosur në Rusi.

Lideri rus u shpreh se mund të kishte “kompromise” me Uashingtonin në një shkëmbim të burgosurish, por nuk dha detaje.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like