Breaking News :

nothing found
09-06-2023

Publikoi në rrjete sociale se do ta shes votën, arrestohet 20 vjeçari në Skenderaj

Advertisement

Publikoi në rrjete sociale se do ta shes votën, arrestohet 20 vjeçari në Skenderaj“Shes votën sipas marrëveshjes”, ishte një postim që i kushtoi me arrestim nga Policia 20 vjeçarit me inicialet K.G. Ai është arrestuar nën dyshimin për dhënie apo marrje ryshfeti në lidhje me votim.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar rastin për KALLXO.com.

Të menjëhershme kanë qenë veprimet e hetuesve policor të Stacionit Policor të Skenderajt.
Veprimet hetimore janë ndërmarrë me autorizim të prokurorit, mbi dyshimet e bazuara se i dyshuari në një faqe të rrjeteve sociale ka publikuar-shpallur, se shet votën e tij sipas marrëveshjes”, tha Zahiti për KALLXO.com.

Tutje ai shtoi se i dyshuari është duke u intervistuar në lidhje me veprën penale e cila i ngarkohet.

“Ndërsa pas intervistës me urdhër të prokurorit të çështjes, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimin neni 212”, tha Zahiti për KALLXO.com.

Advertisement

Read Previous

Evgjeni Thaçi: Fushatën po e përmbyll me gratë e nderuara të Gjakovës

Read Next

Limaj: Dita e zgjedhjeve po afrohet, kauza “Me Çlirimtarët” veç po rritet