Protestë në Tetovë, aktivistët i thonë “boll” fataliteteve në rrugën industriale

Pas disa aksidenteve dhe rasteve në të cilat si pasojë ka pasur edhe viktima në rrugën industriale në Tetovë, aktivistë e qytetarë po mbajnë protesta pikërisht në atë vend, nga ku edhe kërkojnë nga Komuna e Tetovës të bëje ndarjen fizike të rrugës dhe të ndërtojë mbikalime, shkruan Portalb.mk.

Një prej organizatorëve të kësaj protesta, gazetari Besian Leka, në profilin e tij në “Fejsbuk” ka bë thirrje që çdo qytetarë t’i bashkëngjitet kësaj proteste, pasi që siç thotë ai, në këtë rrugë çdo vit shuhet nga një jetë.

“Lajmërim për protestë

Të nderuar banorë të qytetit të Tetovës,

Të hënën (25.01.2021) në ora 13:00 do të organizohet protestë për zgjidhjen e problemit të këmbësorëve në rrugën industriale të Tetovës.

Tubimi do të bëhet te rrethi në fund të rrugës industriale, përball Hellgës.

Protesta organizohet pas shumë kërkesave që ranë në vesh shurdhër për ndarjen fizike të rrugës dhe ndërtimin e mbikalimeve.

Kjo rrugë secilin vit shuan nga një jetë në lule te rinisë!

Të mos presim edhe raste tjera me përfundim tragjik por ta ngrisim zërin dhe të kërkojmë nga organet kompetente që të marrin masa adekuate për zgjidhjen e këtij problemi.

Kërkesat tona konkrete do i shpalosim ditën e protestës.

Advertisement

Ju ftojmë që të merrni pjesë në protestë (duke respektuar rregullat anti-covid)” shkruan Besian Leka, në “Fejsbuk”.

Portalb.mk disa here ka paralajmëruar për rrezikshmërinë që ka kjo rrugë, kjo për shkak se një pjesë e madhe e nxënësve të shkollës fillore “Kirili dhe Metodi” çdo ditë detyrohen të kalojnë përmes asaj për të arritur në shkollë.

Ndryshe, viktima e fundit në këtë rrugë ishte një vajzë 6 vjeçare, e cila u godit nga një veturë duke tentuar të kaloje rrugën. Disa nga banorët e kësaj lagje kanë kërkuar të ndërtohet një mbikalim aty tash disa vite, megjithatë, kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like