Pronari i hotelit në Shqipëri fyen rëndë kosovarët: “Serbi ju boni pak, të pabesë…(FOTO)

Estimated read time 1 min read

Përderisa Shqipëria merr një shtytje ekonomike nga vizitat e kosovarëve atje e këta të fundit kënaqen me bukuritë natyrore të saj, ka raste kur shqiptarët andej e këtej kufiri nuk ndahen mirë.

Një përvojë të tillë ka ndarë një kosovar nga Prishtina, i cili u fye me fjalë të rënda nga pronari apo përfaqësuesi në rrjete sociale i një hoteli në Shqipër.
Pasi kosovari kishte anuluar rezervimin ngase i ishte thënë se s’mund ta bënte pa dhënë një kapar, dikush nga hoteli e ofendoi duke quajtur gjithë kosovarët “të pabesë, maskarenj, të qelbur” e fjalë të tjera edhe më të rënda.

Advertisement

Ai/ajo nuk ka kursyer nga përmendja as terrorin serb të ushtruar ndaj kosovarëve gjatë luftës, duke u shprehur se “serbi ju boni pak”./Metro

Advertisement
Advertisement

You May Also Like