Prokuroria Themelore Publike ka hapur dy lëndë që lidhen me falimentimin e bankës “ Eurostandart”. Gjatë debatit publik në Komisionin për Financa dhe Buxhet, kryeprokurori Lubomir Joveski nuk shpalosi shumë detaje duke thënë se kjo do të vinte në rrezik të gjithë procesin e hetimit dhe palët e dëmtuara. Megjithatë theksoi se do të hetohen të gjithë personat për të cilat dëshmitë dhe faktet do të tregojnë se janë të përfshirë në falimentimin e bankës.
“Në Prokurorinë Themelore Publike në lidhje me bankën e falimentuar “Eurostandart, janë formuar dy lëndë. Një në Prokurorinë Themelore në Shkup që lidhet me njoftim në Drejtorinë e Policisë Financiare për keqpërdorim të pozitës zyrtare, sipas nenit 353/3 të Kodit Penal. Lënda është formuar kundër një personi juridik. Lënda e dytë është formuar në Prokurorinë Themelore për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, bazuar në disa padi penale dhe paraqitje për parregullsi në punën e bankës”, tha Lubomir Joveski, kryeprokuror.
Guvernatorja e Bankës Botwrore, Anita Angelovska- Bëzhovska tha se gjatë dy viteve të fundit janë marrë 70 masa për të stabilizuar gjendjen financiare të bankës. Ishte konstatuar se banka nuk kishte kapital të mjaftueshëm, pas çka pronari i bankës kishte mundësuar rikapitalizimin, gjë që e kishte shpëtuar nga marrja e lejes për punë.
“Vetëm gjatë dy viteve të fundit janë rreth 40 masa plotësuese. Nuk kemi vepruar me masat më shtrënguese. Nëse nuk keni kapital të mjaftueshëm dihet se cila është zgjidhje, rikapitalizimi. Këtë vit nuk i plotësua kushtet që ishin paraparë për gjysmëvitin e parë”, tha Anita Angelovska- Bezhovska.
Pronari i bankës Trifun Kostovski, akuzoi se mbyllja e bankës është vepër e krimit të organizuar.
“Unë atë që kisha për ta thënë e kam thënë në raportin tim, ku me bindje flas se bëhet fjalë për krim të organizuar, i cili nuk ka filluar para një viti, por shumë vite më herët. Masat që theksoi Guvernatorja, absolutisht, nuk janë në rregull në shumë aspekte”, pohoi Trifun Kostovski- pronar i bankës “Eurostandard”.
Debati publik nuk i shpëtoi politizimit. Akuza të ndërsjella bënë deputetët e VMRO-DPMNE opozitare dhe LSDM-ja në pushtet. Timço Mucunski akuzoi se firma të afërta me familjen Zaev kanë marrë kredi në shuma të mjame dhe nuk i kanë shlyer ato.