Çelaj i PDK-së: S’jam i vetmi, shumica e Këshillit Drejtues do shkarkimin e Kryesisë

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Lirak Çelaj, ka thënë se kësaj partie i duhet ndryshim në konceptin e vendimmarrjes, ku respektohen organet e partisë, pasi sipas tij kjo parti aktualisht është e uzurpuar nga disa individë.

Çelaj tha se PDK-ja ka mbetur pa kauzë dhe duhet të dilet më qëndrime dhe për atë se për çfarë angazhohet.

“PDK-ja ka mbetur pa kauzë, e ka humbur atë, e ka pasur një kauzë të saj dhe unë mendoj se duhet të orientohemi, të dalim më qëndrime se për çka angazhohet PDK-ja, cilat janë synimet e saj në rrafshin kombëtar dhe të tjera. Tash si po qeveriset PDK-ja është e uzurpuar nga disa individë dhe ata përveçqë angazhohen për pozitat e tyre, nuk angazhohen për diçka më të madhe, për çështje të interesit nacional e aq më pak për partinë”, tha Çelaj për “Ekonomia Online”.

Advertisement

Ai ka thënë në PDK duhet të ketë ndryshim të qeverisjes në parti, ku respektohen organet e partisë e nuk merren vendimet nga disa individë.

“Duhet të ndryshojë koncepti i qeverisjes, sepse deri tash vetëm individ kanë marrë vendime dhe organet tjera janë shpërfillë ose janë trajtuar formalisht, Kryesia, Këshilli Drejtues, po edhe në nivelin e degëve. Pra të ndërrojë koncepti i vendimmarrjes, ku të gjithë ne jemi pjesëmarrës në marrjen e vendimeve të mëdha”, tha ai.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like