Projektligji i Biden për COVID-19 kalon në Kongresin e Amerikan

Projektligji i propozuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për t’i ndihmuar amerikanët pas pasojave të shkaktuara nga virusi COVID-19 ka kaluar pengesën më të madhe këtë të mërkurë.
Plani, i cili kap vlerën e 1.9 trilionë dollarëve është miratuar nga Kongresi Amerikan, duke pasë kundër të gjitha votat e republikanëve, transmeton Klan Kosova.
Pas këtij hapi, ky projektligj do të shkojë në tavolinën e Biden për t’u nënshkruar nga ai.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se presidenti do ta nënshkruajë projektligjin të premten, shkruan BBC./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like