Profesor Isejni pyet: A janë regjistruar fëmijët e Manojllovskit, Elenovskit dhe Sinadinovskit shqiptarë?

Profesori universitar Selam Isejni nëpërmjet një statusi në Facebook ka komentuar procesin e regjistrimit në Maqedoninë e Veriut, shkruan Nmk-post. Isejni pyet se “a janë regjistruar shqiptarë fëmijët e Manojllovskit, Elenovskit dhe Sinadinovskit”. Gjithashtu, Selam Isejni thotë se shqiptarët mbi 10 vite kanë qenë ‘peng’ i ‘strategjisë’ për ‘rizgjimin’ e shqiptarisë tek shpirt shiturit.

Ja postimi i plotë:
“bash jam kurioz ta di a jane regjistru/a do regjistrohen si SHQIPTARË femijet e Branko Manojllovskit, Llazar Elenovskit e Branko Sinadinovskit!! …
o Zot, mbi 10 vite me radhe ishim peng i “strategjise” per “rizgjimin” e shqiptarise tek shpirtshiturit, duke qene te anashkaluar (her-her te kercnuar) çdo njeri nga neve nga cfar do mundesie per progres apo avancim politik e jo vetem!
kur me kujtohen rastet!!? …rrenqethem!!!
prap shumcka n’varent, krejtesisht sot n’varet nga femijet e Babes Latif, mixhës Ramadan e dajxhes Rustan e mixhukëve tjere rahmet paçin”, ka përfunduar Selam Isejni./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like